31-vjeçari shqiptar arrestohet çdo muaj për dhunë ndaj nënës

31-vjeçari shqiptar arrestohet çdo muaj për dhunë…

Dashuria pa kufi që ka për të birin ka “detyruar” një nënë shqiptare në Kretë të Greqisë të durojë dhunën fizike dhe psikologjike nga djali i saj 31 vjeç. Mediat lokale në Kretë raportojnë se nëna shqiptare 58 vjeç kohët e fundit denoncon çdo muaj djalin e saj për dhunë. Por sa herë që çështja shkon në gjykatë ajo e mbron atë dhe cikli i dhunës vazhdon.

58-vjeçarja nga Shqipëria ka lajmëruar edhe një herë policinë ditën e djeshme. Djali i saj 31-vjeçar rezulton i skeduar në të kaluarën për vjedhje dhe varësie nga droga. Dje ai kërcënoi nënën e tij dhe e ofendoi. Situata agravoi deri sa ai goditi të ëmën në kokë me një kasetofon. Një skenar i ngjashëm ka ndodhur gjithashtu në shkurt, janar dhe nëntor.

Të tria herët që ndërhyri policia, 31-vjeçari dhunues i nënës së tij u arrestua dhe doli para gjykatës. Nëna e tij, siç raporton ERT e ka mbrojtur të riun para Gjykatës dhe ai është kthyer në shtëpi për të vazhduar “zakonin” e dhunës.

Dje edhe një herë policia e arrestoi dhe sot doli sërish para prokurorit të Heraklionit, raporton ertnews.gr. Nëna e tij, sipas të njëjtave burime, ka refuzuar t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila është urdhëruar nga Zyra kundër Dhunës në Familje e Drejtorisë së Parë të Policisë Heraklion, e cila po trajton rastin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit