31-vjeçarit 'i shkrep mendja' për nuse, mësyn në shtëpinë e 20-vjeçares dhe e kërcënon të martohen bashkë

31-vjeçarit ‘i shkrep mendja’ për nuse, mësyn…

Policia në Dimal ka arrestuar një 31-vjeçar. Ky i fundit është shtetasi me iniciale B.C., teksa është prangosur për shkak se ka hyrë pa leje në banesën e një 20-vjeçare dhe përmes kërcënimit i ka kërkuar të martohen bashkë.

Ende nuk dihet nëse dyshja ka pasur një lidhje dashurie më parë, por rasti në fjalë është denoncuar nga familja e 20-vjeçares.

Autori i kanosjes pritet të përballet me drejtësinë, teksa pritet hetim i plotë i ngjarjes dhe zbulimi i arsyes së marrjes së këtij veprimi nga ana e shtetasit B.C., 31 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit