
Këshilli Britanik ka publikuar rezultatet e raportit “Gjenerata e të ardhmes-Shqipëri”e cila zhvillohet për herë të parë duke përfshirë 1.249 të rinj shqiptarë nga fusha të ndryshme të jetës.
Raporti, i cili u bazua në qëndrimet aspiratat dhe nevojat e të rinjve në të gjithë vendin rezultoi se më shumë se tre të katërtat e të anketuarve besojnë se standardi i jetesës nuk është i njëjtë me bashkëmoshatarët e tyre në Evropë, teksa janë edhe të zhgënjyer nga politika.
Në 33 vite demokraci, në skenën politike kanë qenë të njëjtat figura, gjë që ka sjellë edhe humbjen e shpresës tek gjenerata e re.
Orlando Rakipi, djali i “Qifes se Elbasanit”, Reme Lala vajza e Ymer Lalës apo edhe Megi Fino janë vetëm disa prej fëmijëve të politikanëve, të cilët kanë pasur baballarët e tyre në pushtet. Por ky nuk është zhgënjimi i vetëm. Për plot 33 vite, Rama, Meta dhe Berisha, të njëjtët emra dhe fytyra që luftojnë mes njëri-tjetrit për pushte është një tjetër faktor që ka demoralizuar rininë shqiptare, pavarësisht gjithë arsimimit që ata kanë bërë.
Mungesa e meritokracisë ka sjellë që deputetët të dalin nga tavolinat e kyetarëve përmes pazareve të ndryshme dhe për t;i përdorur më pas ata për të ngritur kartonat në Kuvend, për ligjet që janë vetëm në interes të tyre.
Ky është studimi i parë gjithëpërfshirës mbi rininë shqiptare, që nxjerr në pah gjithë pasojat që po vuan rinia si pasojë e pazareve politike gjatë këtyre viteve të demokracisë.