33-vjeçari që vrau babanë punonjës i OSHEE, çfarë thonë banorët për të

33-vjeçari që vrau babanë punonjës i OSHEE,…

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen e 61-vjeçarit Urim Fiku në fshatin Gotevë të Bulqizës, ku në fokus të hetimeve janë vendosur familjarët e tij. Bashkëshortja Sadete Fiku dhe djali Gazmir Fiku, 33 vjeç, janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje, pasi dyshohet se mund të kenë dijeni ose të jenë të përfshirë në ngjarje. Ndërkohë, një banor i zonës, i cili e njihte nga afër familjen, e ka cilësuar djalin si një person shembullor që në kohën kur ishte nxënës, duke u shprehur i habitur për dyshimet ndaj tij.

Ngjarja fillimisht u raportua si një sulm i mundshëm nga një ari, pasi familjarët pretenduan se 61-vjeçari ishte plagosur nga kafsha e egër. Ata e transportuan drejt spitalit të Bulqizës dhe njoftuan policinë, por Urim Fiku mbërriti pa shenja jete. Plagët e shumta në trup dhe dëmtimet në kokë ngritën dyshime te hetuesit, ndërsa trupi u dërgua në Tiranë për ekspertizë mjekoligjore, ku u konstatua një plagë e shkaktuar nga armë zjarri, konkretisht një plumb pistolete në gjoks.

Pas këtij zbulimi, hetimet morën një tjetër drejtim, ndërsa policia po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të identifikuar personin që qëlloi ndaj 61-vjeçarit. Krahas bashkëshortes dhe djalit, pritet të merret në pyetje edhe një person tjetër i afërt me familjen. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar për autorësinë e krimit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e vdekjes së Urim Fikut.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit