33-vjeçari shqiptar vrau kolegun me thikë, ngjarja ndodhi pasi kishin blerë bukën e mëngjesit

33-vjeçari shqiptar vrau kolegun me thikë, ngjarja…

Disa ditë më parë një 33-vjeçar shqiptar i cili banonte në lagjen Nymphenburg të Muncheni sulmoi me thikë kolegun dhe shefin e punës duke vrarë njërin prej tyre.

I vdekur ka mbetur Nehat Elshani 28 vjeç nga Prizreni. Policia gjermane shqaron se ngjarja ka ndodhur pasi ata shkuan të blinin bukë në orën 7 e 30 të mengjesit.

Më tej thuhet se 33-vjeçari shqiptar ka nxjerrë një thikë kuzhine me një teh 20 centimetra dhe goditi kolegun e tij 28-vjeçar dhe pronarin 50 vjeçar të firmës.

Shipari është shtruar në spitalin psikiatrik dhe mbetet e paqartë arsyeja 33-vjeçari nxori thikën e sulmoi dy personat.

“Një grup prej gjashtë punonjësve u takuan të shtunën rreth orës 7:30 të mëngjesit në një furrë buke në Rosa-Bavarese-Straße. Aty blenë mëngjesin dhe më pas donin të shkonin në një kantier ndërtimi aty pranë. Njëri nga burrat është shef i një kompanie fasadimi, të tjerët janë të punësuar atje. Menjëherë pas daljes nga furra e bukës, kur burrat ishin në shkallë përballë rrugës, njëri prej burrave nxori një thikë kuzhine me një teh 20 centimetrash dhe pa paralajmërim goditi kolegun e tij 28-vjeçar dhe pronarin 50 vjeçar të firmës. Ai u shkaktoi plagë dhe prerje aq të rënda me thikë në pjesën e sipërme të trupit dhe në qafë të burrave, saqë iu desh t’i nënshtroheshin një operacioni urgjent”, thuhet në raportin e policisë gjermane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit