35% e maturantëve duan të kopjojnë në provime

35% e maturantëve duan të kopjojnë në…

Kanë mbetur edhe rreth 1 javë nga nisja e provimeve të maturës 2023. Këtë vit jimnazistët do të përballen me disa rregulla më strike sa i përketë mbarëvajtjes së procesit të matjes së njohurive. Në klasat ku d të zhvillohen provimet do të ketë kamera të instaluara, për të bërë të mundur identifikimin e nxënësve që do të tentjnë të kopjojnë.

E megjithatë vendosja e kamerave nuk i tremb gjimnazistët. Sipas një pyetësore të zhvilluar nga PortaliStudentor.al, rreth 35% e maturantëve pranojnë se do të kopjojnë gjatë provimeve. Vështirësia e tezave është shkaku kryesor sipas gjimnazistëve që i shtynë ata drejt kopjimit.

35% e maturanteve pranojnë se do kopjojnë ne provimet qe po afrojnë, ndërsa 58% shprehen se nuk do te kopjojnë. 82% e maturanteve mendojnë se vendosja e kamerave dhe zhvillimi i provimeve te maturës ne salla te mëdha është negative, ndërsa 10% mendojnë se është pozitive. 78% e maturanteve shprehen se kane shume stres/ankth për zhvillimin e provimeve te maturës, 14% shprehen se kane mesatarisht stres/ankth, ndërsa 7% shprehen shume pak. 39% e maturanteve shprehen se kane shume pak besim se procesi do shkoje siç duhet, 35% shprehen mesatarisht, ndërsa vetëm 25% mendojnë se procesi do shkoje mire.” – thuhet në sondazhin e kryer.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit