35-vjeçari digjet për së gjalli në shtëpinë e barit në Angli

35-vjeçari digjet për së gjalli në shtëpinë…

Një 35-vjeçar shqiptar humbi jetën në mënyrën më tragjike të mundshme në Britaninë e Madhe pasi shtëpia e barit, ku ai punonte, u përfshi nga zjarri. Mediat e huaja shkruajnë se historia e të riut shqiptar është kthyer në temë diskutimi. Bëhet me dije se punonjësit e policisë  po punojnë për zbardhjen e rastit për të kuptuar se si e humbi jetën i riu, i cili ka mbetur i bllokuar brenda shtëpisë së barit.

Ermal Qose, një shqiptar pa gjurmë në Britaninë e Madhe, u lokalizua nga zjarrfikësit në Clapton, në lindje të Londrës, natën e Vitit të Ri.

Ai u dërgua menjëherë për në spital, por për fat të keq nuk ia doli dy ditë më vonë. Autoritetet janë vënë në lëvizje për të mësuar  më shumë për ngjarjen ku i riu humbi jetën pas dy ditësh trajtimi në spital.

 Oficerët kanë marrë në pyetje një pjesë të madhe të banorëve të zonës për të kuptuar a kanë parë njerëz që hynin apo dilnin nga garazhi atë natë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit