35-vjeçari shqiptar bën për spital babain, e dhunoi se nuk i dha para

35-vjeçari shqiptar bën për spital babain, e…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Një 35-vjeçar shqiptar në Kosovë ka bërë spital babanë e tij të moshuar. I dhunuari 81-vjeçar ka dëshmuar në polici se djali i ka kërkuar para, por ai nuk i ka dhënë dhe për këtë konflikti nga verbal ka përfunduar në dhunë fizike.

Djali i inatosur që babai nuk i ka dhënë para e ka dhunuar fizikisht duke e bërë për spital dhe duke i shkaktuar plagë në trup. I moshuari është pajisur me urdhër mbrojtjeje, teksa 35-vjeçari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Rastet e dhunës janë shtruar ndjeshëm në vendin tonë duke marrë përmasa shqetësuese që duhet të vënë në lëvizje autoritetet përkatëse.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit