36.000 emigrantë do të priten në portin e Shëngjinit

36.000 emigrantë do të priten në portin…

Bazuar në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, të nënshkruar nga kryeministri i Shqipërisë dhe kryeministrja italiane Meloni, ka nisur ndërtimi i një qendre për regjistrimin e emigrantëve në portin e Shëngjinit.

Shqipëria do të pranojë 36.000 emigrantë që në fillim të muajit të ardhshëm. Drejtori i Portit të Shëngjinit, Sandër Marashi ka thënë për mediat këtë të mërkurë se qeveria italiane kishte kërkuar përafërsisht 4.000 metra tokë brenda territorit të portit dhe se në fund të muajit duhet të niste edhe strehimi i emigrantëve. Emigrantët e shumëpritur vijnë në mes të majit.

Sipas marrëveshjes, emigrantët e regjistruar në qendrën e Shëngjinit më pas do të shoqërohen në një qendër strehimi në veri, në zonën e Gjadrit të Lezhës, ku ka disa ditë që ka filluar ndërtimi i saj. Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve në Shqipëri. Fillimisht pritet të strehohen rreth 3.000 persona, ndërsa në një vit fluksi emigrantëve do të shkojë deri në 36.000 persona.

Kujtojmë se Amnesty International që më herët e ka quajtur marrëveshjen “jo ligjore, të pazbatueshme dhe që duhet anuluar”, i kërkoi shprehimisht votën kundër deputetëve italianë për këtë marrëveshje, duke theksuar rrezikun që i kanoset të drejtave të njeriut nga kjo marrëveshje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit