36-vjeçari nga Fieri pranon se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur: Ndodhi vetëm një herë!

36-vjeçari nga Fieri pranon se ka abuzuar…

Zamir Meta, një baba mostër i cili u arrestua pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur 12-vjeçare. Ngjarja është regjistruar në fshatin Sheqishte në Patos, ku vajza e mitur ishte larguar nga banesa e saj dhe kishte shkuar tek fqinji pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.

Juela Meta, nëna e vajzës 12-vjeçare pak më herët, gjatë ditës së sotme tha se ngjarjen e kishte marrë vesh në polici ndërsa shton se burri i saj duhet të kalbet në burg për atë që ka bërë. 12-vjeçarja në polici ku në praninë e psikologes ka thënë se është përdhunuar nga i ati që kur ishte 5 vjeç.

Pas arrestimit, 36-vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka pretenduar se ka ndodhur vetëm një herë. E mitura aktualisht është marrë nga shteti për trajtim, pasi kishte kaluar në depresion. Familja Meta kishte ardhur nga Gjermania para 20 muajve pasi kishin qëndruar pesë vjet atje.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit