37 vjet trajner nuk fitoi asnjë trofe, por Guardiola e merr ndihmës

37 vjet trajner nuk fitoi asnjë trofe,…

Pep Guardiola e ka marrë te Manchester City si ndihmës të parë spanjollin, Juan Manuel Lillo që në karrierën e tij ka ndërruar 21 skuadra si trajner dhe ndihmëstrajner.

54 vjeçari për 37 vjet ushtron detyrën e trajnerit, porse asnjëherë në karrierë nuk e ka fituar asnjë trofe.

Herën e fundit për një sezon Lillo ishte te ekipi kinez Qingdao Huanghai, kurse ka qenë ndihmës te Sevilla dhe kombëtarja e Kili.

Vendimi i Guardiola ta emëroj Lillon si numër 2 tek shtabi teknik i Manchester City ka befasuar të gjithë.
Para këtij, ndihmës i Pep ishte Mikel Arteta që kaloi në Arsenal. 

/ Insajderi.com

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit