370 milionë pa garë dhe pa njoftim, Blendi Gonxhja “sfidon” Ramën me tenderin e dyshimtë

370 milionë pa garë dhe pa njoftim,…

Ditën e sotme në një mbledhje me kryebashkiakët, kryeministri Rama la të kuptohej se në përgjithësi administrata duhet të zbatojë ligjet pasi në të kundërt do të bëhet objekt hetimesh nga SPAK. Ndër të tjera ai u shpreh se mungesa e garës, ryshfetet, korrupsioni dhe kriteret e shtuara enkas si “kostum me porosi” për fituesit e garës, janë dukuri që sipas tij duhet të marrin fund. Mirëpo duket se nuk mendon kështu Blendi Gonxhja i cili e ka “sfiduar” shefin e tij në tenderin më të fundit që DPSHTRR ka organizuar.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-99427-06-28-2021 dhe me objekt “Mirëmbajtja e gjithë sistemit që përfshin softëare e ri, softëare-in MAHA të bërë upgrade, pajisjet Hardëare si dhe pajisjet e testimit”. Rezulton se ky tender është bërë nëpërmjet një procedure me negocim, pa njoftim. Jo vetëm kaq, por kemi të bëjmë me një mungesë totale konkurrence pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një firmë.

Bëhet fjalë për VELMAR ALBANIA në pronësi të shtetasit Artur Zeneli që zotëron 100% të kuotave të kompanisë. Vlera e ofruar prej saj, duke qenë natyrisht e vetmja pjesëmarrëse në të ashtuquajturën garë, është shpallur fituese. Behet fjalë për shifrën prej 30,625,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 370 milionë lekë të vjetra me TVSH. Sikur të mos mjatonin të gjitha sa më sipër, kjo kompani për më tepër ka fituar me një vlerë e cila është thuajse 100% identike me fondin limit të tenderit. Bazuar në pikat e mësipërme, tenderi ngjall mjaft dyshime dhe ka mjaft të ngjarë që të bëhet fjalë për një fitues të paracaktuar. A do ta hetoje vallë SPAK këtë tender dhe Blendi Gonxhen?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit