38.5% e mjekëve në Shqipëri e shikojnë emigrimin opsion kryesor

38.5% e mjekëve në Shqipëri e shikojnë…

Në dekadën e fundit Shqipëria është përballur me një valë të lartë emigrimi të popullsisë drejt vendeve evropiane, të cilat shikohen nga të rinjtë si një shpresë për një jetesë më të mirë. Mirë po ky fenomen i shpopullimit të vendit ka prekur dhe profesionet, ndër ta bluzat e bardha. Këta të fundit duke mos pasur kushtet optimale për të ushtruar profesionin në Shqipëri, largohen në vende si Gjermania ose Britania duke lënë pas një kolaps në sistemin shëndetësor.

Një studim i publikuar nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale, nxjerr në përfundimin se 38.5 për qind e mjekëve në Shqipëri e shikojnë emigrimin me përparësi. Sipas autorëve të studimit dr. Ilir Gëdeshi dhe Russell King, ikja masive e mjekëve është një fenomen që nuk lidhet vetëm me pagat, kushtet e punës apo nivelet e jetesës së mjekëve. Mjekët emigrojnë për shkak të standarteve më të larta në vendet e tjera. Ata nuk shikojnë një të ardhme afatgjatë në Shqipëri për veten dhe për të krijuar një familje.

Në këto kushte vendi është përballë dy zgjedhjeve, të krijojë kushte të favorshme për të frenuar ikjen masive të mjekëve, ose të operojë në reforma në shëndetësi që do të kthenin mjekët e larguar përsëri në vend. Por asnjëra nga këto nuk merret me përparësi në Shqipëri! Studentët e mjekësisë disa muaj më parë u ngritën në protesta për shkak të një projektligji që do t’i detyronte ata të qëndronin me detyrim këtu, ose në të kundërt do të paguanin tarifën reale të studimeve duke mos përfituar bursa.

Kjo mënyrë i’u duk më e arsyeshme qeverisë për të frenuar ikjen e tyre sesa krijimi i kushteve të përshtatshme për ushtrimin e profesionit. Por projektligji u anulua pas kundërshtimit të hapur dhe bojkotit që bënë studentët. Asnjë masë nuk u mor për përmirësimin e kushteve në spitale, ku jo në pak raste përveç mungesës së stafit ka edhe mungesë të medikamenteve. TVA e ka denoncuar më herët këtë skandal (Shiko këtu).

Ikja e mjekëve dhe të rinjve të tjerë duke shpopulluar vendin, duket se është menduar që të zëvendësohet me refugjatë nga vendet e treta të cilët do të strehoen në kampet që do të ngrihen në Shëngjin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit