38-vjeçari dhe vëllai i tij dhunojnë komshiun, shkak një pronë

38-vjeçari dhe vëllai i tij dhunojnë komshiun,…

Gjatë ditës së sotme u arrestua shtetasi ne iniciale Xh. N., 38 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi me iniciale I. N., 33 vjeç, të dy banues në Pezë Helmës. Vëllezërit janë bërë bashkë dhe kanë dhunusr komshiun, shtetasin me jnjciale J.C., për shkaqe pronësie.

“Dhunuan për motive pronësie, fqinjin e tyre, vihet në pranga një 38-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij.Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe sasi municioni luftarak, të gjetura në banesën e 38-vjeçarit.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se dy vëllezër kishin dhunuar fqinjin e tyre, për motive pronësie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. N., 38 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. N., 33 vjeç, të dy banues në Pezë Helmës.Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, fqinjin e tyre, shtetasin J. C.Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik dhe sasi municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit