38-vjeçari në Elbasan vjedh 17 mijë euro në shtëpinë e vëllait dhe blen makinë

38-vjeçari në Elbasan vjedh 17 mijë euro…

Është vënë në pranga nga policia e Elbasanit një 38 vjeçar. Elton Muça banues në fshatin Bathës në Elbasan, në muajin prill të vitit 2023 i ndihmuar edhe nga bashkëshortja e tij vodhi në shtëpinë e vëllait, shtetasit M.M, shumën prej 17 mijë eurosh. Pas ngjarjes, Eltoni u shpall në kërkim, teksa u arrestua gruaja e tij. Me 17 mijë euro Elton Muça bleu një automjet, i cili është sekuestruar nga policia, teksa sot ka rënë në prangat e policisë.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Vijon operacioni policor mbarëkombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”.

Zbardhet vjedhja e një shume parash në një banesë, si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, i zhvilluar në kuadër të operacionit policor të koduar “Bathës”.

Vodhi 17 000 euro në banesën e vëllait të tij, në muajin prill të vitit 2023, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim.

Procedohet penalisht bashkëshortja e tij, bashkëpunëtore në këtë vjedhje.

Sekuestrohet 1 automjet që dyshohet se është blerë me shumën e parave të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësise ligjore, pas një hetimi disamujor, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bathës”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në fshatin Bathës, në zbatim të urdhrit të ndalimit nga Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 37 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit E. M.).

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më 23.04.2023, kanë vjedhur 17 000 euro në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bathës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i shtetasit E. M., të cilin ky shtetas dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit