38-vjeçari në Fier përndiqte për 1 vit një 28-vjeçare

38-vjeçari në Fier përndiqte për 1 vit një…

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar me iniciale S.R. është proceduar nga Policia, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për një vit shtetasen 28-vjeçare. Efektivët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin S. R., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për 1 vit, një shtetase 28 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 56 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë psikologjike ndaj nipit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit