38-vjeçari në Tiranë mashtron të riun dhe i merr 215 000 euro

38-vjeçari në Tiranë mashtron të riun dhe…

Lorin Xhelilaj 38-vjeç me banim në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se me anë të mashtrimit ka mundur që të përvetësojë një shumë prej 215 000 euro.

I riu ka mashtruar një 26-vjeçar, duke i premtuar sigurimin e një pasaporte bullgare dhe do ta bënte aksioner në një kompani private në Turqi. Për këtë ai kishte kërkuar shumën e eurove, prej të cilave në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 108 600 euro.

Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit