38-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

38-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident…

Një 38-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se mjeti në të cilin ndodhej shqiptari është përplasur me një parmak mëngjesin e ditës së martë dhe për pasojë ka ndërruar jetë 38-vjeçari.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëherëshme të forcave të ndihmës së shpejt, policisë dhe forcave zjarrfikëse shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Aksidenti ndodhi në provincën e Kremonezes. Hetimet për aksidentin vazhdojnë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shqiptarin e kishte zënë gjumi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit