38-vjeçari vret shokun e dhomës për telekomandën

38-vjeçari vret shokun e dhomës për telekomandën

Një sherr për motive banale që përfundoi në tragjedi ka ndodhur në SHBA. 38-vjeçari, Richard Beno vrau shokun e dhomës, 27-vjeçarin Dominic Scott Hayes javën e kaluar. Shkak është bërë telekomanda. Beno pretendon se shoku i tij i dhomës e sulmoi duke mbajtur thika.

Sipas deklaratave nga autori i dyshuar mësohet se ai zgjuar nga zhurma e 27-vjeçarit i cili ndodhej në kuzhinë. Më pas, 38-vjeçari u shpreh se 27-vjeçari e pyeti vazhdimisht se ku ishte telekomanda, ndërsa ai e injoronte. Më tej ai shtoi se në një moment ai ka nxjerrë kokën nga batanija dhe ka parë të riun me dy thika në dorë.

Pas kësaj, ai është ngritur dhe ka marrë armën të cilën kishte me leje dhe ka qëlluar drejt tij para se të largohej nga dhoma. 38-vjeçari tha se nuk e kishte vënë re plagën e shokut të dhomës dhe për këtë arsye shkoi të flinte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit