38-vjeçarja shkodrane në fshehtësi i vendos burrit GPS në makinë

38-vjeçarja shkodrane në fshehtësi i vendos burrit…

Marrëdhënia në çift shpesh shoqërohet edhe me xhelozi. Janë një sërë shkaqesh që bëjnë që ndonjëherë të mos i besosh partnerit. Kjo si duket ka ndodhur edhe me një grua shkodrane.

Një 38-vjeçare kishte vendosur fshehurazi një pajisje gjurmuese në makinën e bashkëshortit. Për këtë, gruaja pritet të hetohet nga Policia e Shkodrës.

GPS u gjet në mjetin e partnerit të shtetases me iniciale O.H.. Gruaja është vënë nën hetim, teksa Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit