39 vjeçari mohon ekzekutimin e partneres shqiptare: E vranë teksa flija

39 vjeçari mohon ekzekutimin e partneres shqiptare:…

“E vranë teksa flija, nuk e bëra unë”. Kështu ka deklaruar 39 vjeçari grek i arrestuar për vrasjen e partneres shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik të Greqisë, e cila ishte në muajin e tretë të shtatzënisë. Sipas mediave greke, autori pretendon se bashkëpunëtori i tij, që ka rrëfyer krimin, po e implikon në vrasje.

Në fakt, 39-vjeçari mësohet se ka thënë në dëshminë e tij se atë natë fatale të Vitit të Ri kishte marrë pilula të rënda gjumi për të fjetur dhe kur u zgjua në mëngjes gruaja nuk ishte në shtëpi. Ai pretendon se shoku i tij së bashku me një bashkëpunëtor të panjohur, vranë 41 vjeçaren dhe ai vetë nuk e kuptoi se ishte në gjumë.

Nuk kam bërë asgjë, gjithçka ka ndodhur natën teksa flija”, mësohet të ketë thënë ai në polici. Shqiptarja ishte raportuar e zhdukur që prej ditës së Vitit të Ri. Ishte 34 vjeçari, shok me partnerin e gruas, që ka rrëfyer gjithçka duke pranuar se e kishte ndihmuar atë që ta zhdukte trupin në një zonë të pyllëzuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit