39 vjeçari vdiq në aksident në punë, kompania sigurimit shpërblen gruan dhe të dashurën

39 vjeçari vdiq në aksident në punë,…

“Tre ditë me mua dhe katër me familjen”. Kjo është mënyra se si e dashura e një punëtori 39-vjeçar nga Torino, i cili vdiq në një aksident automobilistik gjatë një udhëtimi pune në tetor, iu dha kompensimi i sigurimit.

Sipas mediave italiane, kompensimi nuk do të ndahet në gjysmë me gruan, por sigurimi do t’ia paguajë atë dyfish dy grave të pranishme në jetën e viktimës. Beteja ligjore zgjati, por avokati i të dashurës, Gino Michele Domenico Arnone, i’u gëzua fitores pasi kërkesa për dëmshpërblim u mbyll jashtë gjykatës.

“Askush nuk mund të kishte mohuar legjitimitetin për të vepruar ndaj asaj gruaje që ishte kualifikuar si” e dashura e viktimës ‘”,- komentoi ai.

Nga ana tjetër, “e dashura e viktimës” kishte kryer detyrën e vështirë për të njohur burrin që vdiq në aksidentin rrugor. Ajo u gjurmua menjëherë nga policia. Gruaja e tij kishte mbërritur në spital kur gjërat kishin mbaruar, pasi ishte kthyer në Torino nga një udhëtim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit