“4 A-M” SHPK ‘gllabëron’ 600 milionë/ Tenderi i dyshimtë nga Bashkia e Pogradecit

“4 A-M” SHPK ‘gllabëron’ 600 milionë/ Tenderi…

Një prej kompanive që ka përfituar më shumë tendera që nga ardhja në pushtet e “Rilindjes” është “4 A-M” SHPK.

Firma, që sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, ka si pronar Ardit Metaliajn, ka fituar së fundmi plotë 600 mln Lekë në një tender të dyshimtë nga Bashkia e Pogradecit, e drejtuar nga Ilir Xhakolli.

Tenderi i dyshimtë

Tenderi me objekt “Mbulimi me rrjet Kanalizimi për fshatin e Gurrasit dhe zona e Drilonit, Pogradec” e afat 3-mujor është i dyshimtë për nga mënyra se si është shpallur fituesi.

Në garë kanë marrë pjesë shtatë kompani. Gjashtë prej tyre janë skualifikuar. Në këto kushte, tenderin e ka fituar kompania e vetme e pa skualifikuar – “4 A-M” SHPK.

Raste të tilla – skualifikim i të gjithë operatorëve përveç fituesit – janë procedura që shënohen me “flamur të kuq”.

Shënimi me flamur të kuq i një procedure prokurimi, tregon një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin, ose jo-etike të biznesit, që lidhet kryesisht me mosrespektimin e ligjeve anti-korrupsion.

Në dokumentit e Publikuara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, sqarohet se nuk ka pasur ankesa.

Në raportimet mediatike janë hedhur dyshime se pas firmës 4 “A-M” SHPK fshihet Bashkim Ulaj, një prej emrave të cilësuar si një nga oligarkët më të fuqishëm të Shqipërisë, për nga pasuria dhe lidhjet.

Miliardat e fituara nga “Rilinda”

Sipas të dhënave të “Open Procurment Albania”, “4 A-M”, që prej vitit 2016, në 21 tendera ku ka garuar e vetme, ka fituar nga qeverisja vendore rreth 14 miliardë Lekë – 1 408 376 448, 69 Lekë (të reja) pa TVSH.

Ndërsa në bashkëpunim me kompani të tjera – po nga qeverisja vendore, dy tendera në sektorin e shëndetësisë dhe një nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka përfituar më shumë se 11 miliard Lekë –  1 175 949 869, 78 Lekë pa TVSH.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit