4 ditë protesta në Shqipëri, të rinjtë në rrugë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

4 ditë protesta në Shqipëri, të rinjtë…

Prej katër ditësh, Shqipëria është përfshirë nga protesta masive, ku protagonistë janë të rinjtë shqiptarë, të cilët kundërshtojnë klasën politike dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Revolta është përhapur në disa qytete të vendit, duke shënuar një mobilizim të gjerë të të rinjve kundër qeverisjes aktuale.

Gjatë ditës së djeshme dhe në orët e mbrëmjes, të rinjtë, të mbështetur edhe nga prindër e aktivistë, dolën në rrugë për të protestuar, ndërsa situata u shoqërua me përplasje me Policinë e Shtetit. Sipas raportimeve, efektivët përdorën shkopinj gome dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, duke shtuar tensionet gjatë tubimeve.

Protestave në Tiranë iu bashkuan edhe qytete të tjera të vendit, ku gjimnazistë dhe studentë braktisën mësimin për t’iu bashkuar revoltës. Të rinjtë kërkojnë ndryshim politik, më shumë mundësi dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri, duke e kthyer protestën në një shprehje të pakënaqësisë së tyre ndaj klasës politike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit