4 mënyra gati për ju, si të largoni aknet nga fytyra

4 mënyra gati për ju, si të…

Aknet në fytyrë janë një problem i madh për shumë njerëz.

Ato lënë plagë dhe shenja në fytyrë, duke ndikuar në pamjen tonë.

Aknet shfaqen si rezultat i fytyrës së yndyrshme dhe papastërtive të jashtme.

Përdorimi i produkteve natyrale mund të sjellë ndryshim dhe largim të akneve.

Uthull molle

Uthulla e mollës ka veti të forta anti-bakteriale, të cilat ndihmojnë për të larguar puçrrat.

Përmban acide organike, që shkatërrojnë bakteret, që janë përgjegjëse për formimin e akneve.

Acidet laktike, që janë gjithashtu të pranishme në uthullën e mollës, mund të largojnë shenjat që krijohen nga aknet.

Aloe Vera

Xheli me Aloe Vera, kur aplikohet në zonën me akne, mund të shkatërrojë bakteret e dëmshme dhe të zvogëlojnë inflamacionin.

Ajo mund të rrisë rrjedhën e gjakut në lëkurë, e ta bëqjë plot shkëlqim.

Xheli Aloe Vera ka veti shëruese të plagëve.

Çaji jeshil

I mbushur me antioksidantë dhe flavonoide, çaji jeshil lufton në mënyrë efektive bakteret që sjellin krijimin e akneve, si dhe zvogëlon inflamacaionin.

Aplikimi i tij pengon gjithashtu rritjen e baktereve që shkaktojnë aknet.

Maska me mjaltë dhe kanellë

Mjalti e kanella zvogëlojnë aknet, duke qenë se kanë veti antibakteriale.

Përveç luftimit kundër baktereve, këta përbërës zvogëlojnë inflamacionin dhe skuqjen.

Për të përgatitur këtë maskë, duhet të përzieni 2 lugë mjaltë dhe 1 lugë kanellë.

Aplikoni këtë maskë për 20 minuta në fytyrë dhe menjëherë do të shihni ndryshimin.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit