4 në 10 shqiptarë nuk kanë lekë për shpenzime personale, Jemi 3-fish larg mesatares së BE

4 në 10 shqiptarë nuk kanë lekë…

Katër në 10 shqiptarë nuk kanë para as të bëjnë shpenzime ditore personale. Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, për vitin 2020, Shqipëria regjistron normën e dytë më të lartë të personave të cilët nuk kanë mundësi të shpenzojnë një sasi të vogël parash çdo javë për veten e  tyre.

Nga anketa e bërë rezulton se 38.9% e shqiptarëve e kanë të pamundur të shpenzojnë një sasi të caktuar parash çdo javë për të kryer një aktivitet argëtues. Kjo normë e ka pozicionuar Shqipërinë në vend të dytë duke kryesuar rajonin. Dhe pasohet nga Greqia dhe Bullgaria me 37.1% dhe 26.1%.

Referuar shifrave të EUROSTAT, ndonëse Shqipëria është e pozicionuar në vendin e dytë, vihet re që ka një diferencë shumë të vogël me vetëm 1.2%, krahasuar me normën e vendit të parë, pra Rumaninë. Nga ana tjetër, mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues për vitin 2020 është 11.9%.

Ndërkohë, Shqipëria renditet e treta në Europë me 26.2%, për kategorinë “të papunë”. Madje, edhe për më të pasurit, Shqipëria ka normën më të lartë në Europë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit