4 persona në Elbasan kapen duke shitur doza heroine e kokaine afër shkollave

4 persona në Elbasan kapen duke shitur…

Në Elbasan janë arrestuar 4 persona. Ata u kapën duke shitur kokainë dhe heroinë në afërsi të shkollave dhe ambienteve të tjera të qytetit. Ervis Kuka, Embrah Peqini, Mariglen Beti u kapën në lagjen “Skenderbej” nga shërbimet e Forcës Operacionale.

Gjithashtu 36 vjeçari, Gentian Tartari u kap në flagrancë në lagjen “Partizani”, ku gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e tij u konstatuan lëndë narkotike. Ervis Kuka, Embrah Peqini dhe Gentian Tartari të kenë precedentë penalë dhe në vjedhje.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi e siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza, të cilat i shitnin në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme të qytetit të Elbasanit” informoi policia e Elbasanit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit