4 rastet e reja në Vlorë, infektohet me Covid-19 zyrtari i Shëndetit Publik

4 rastet e reja në Vlorë, infektohet…

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot konfirmimin e 78 rasteve të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 2192 numrin e të prekurve në total.

Nga këto, ditën e sotme 4 raste të reja janë në Vlorë, duke e çuar në 79 numrin e rasteve aktive. Referuar të dhënave, 3 prej rasteve në Vlorë janë në fasoneri.

Ndërkohë, një rast tjetër është konfirmuar në Drejtorinë e Shëndetit Publik në qytetin bregdetar.

Kujtojmë këtu se sot rekord me raste të reja mban Shkodra, ku janë konfirmuar 14 raste, duke ia kaluar kështu edhe Tiranës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit