4 shqiptarë bëjnë histori në SHBA, marrin poste drejtuese në New York dhe New Jersy

4 shqiptarë bëjnë histori në SHBA, marrin…

Katër shqiptarë kanë bërë histori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Edit Shkreli nga Shkodra, u zgjodh të mërkurën e 8 nëntorit, gjyqtarja e parë shqiptare në Nju Jork. Ndërkaq, Violeta Berisha nga Puka, Vedat Gashi nga Kosova dhe Emiljana Ulaj nga Tirana fituan në zgjedhjet lokale.

Ish- Anëtarërja e Këshillit të Bashkisë në Nju Xhersi, shqiptaro – amerikanja Violeta Berisha, e cila u shpall fituese mbasi kandidati republikan u tërhoq nga gara.

Ndërsa Edit Shkreli edhe kjo nga Partia Demokratike fitoj zgjedhjet dhe u bë gjyqtare në, Gjykatën Civile të Nju Jorkut, ku në garë përballë saj ka qenë edhe Carol Malcolm.

Vedat Gashi i cili ishte një ligjvënës i Westchester County, mbasi i përfundojë mandati konkurojë për një mandat të dytë dhe fitojë atë me 56.9 përqind kundrejt 43 përqind të republikanit Daniel J. Branda.

Një tjetër shqiptare që rezultoi fituese në zgjedhje është edhe Emiljana Ulaj, e cila është zhvendosur në SHBA në vitin 1997 së bashku me familjen e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit