4 vite pas tërmetit, 32 familje në Durrës në qiell të hapur

4 vite pas tërmetit, 32 familje në…

Të jetosh me qira, dhe të paguash fatura energjie kot! Kjo është ajo se çfarë po ndodh me 32 familje të një pallati në lagjen numër 6 në qytetin e Durrësit.

Pallati i tyre pësoi dëmtime nga tërmeti fatal i vitit 2019, dhe për këtë arsye ata u detyruan që të shpërnguleshin nga banesat e tyre të cilat u kthyen në të pabanueshme. Kur kanë kaluar 4 vite nga tragjedia, banorët ende nuk janë futur në banesat e tyre. Edhe pse pallati është rikonsturktuar dhe banorët kanë marrë çelësat e hyrjeve të tyre, godina është e pabanueshme për shkak të mungesës së lidhjeve elektrike dhe tubacioneve të ujit të pijshëm.

Për këtë arsye, këtë të hënë banorët janë ngritur në një protestë para bashkisë. Ata janë shprehur se pavarësisht se i janë drejtuar institucioneve në vijimësi, problemet e tyre nuk kanë marrë zgjidhje. Banorët shprehen se prej një viti nuk kanë marrë as bonusin e qirasë, teksa për çudi kanë vijuar të paguajnë faturat edhe pse nuk kanë qëndruar në banesa.

Ata i kanë kërkuar bashkisë që të kenë mundësinë për t’u kthyer sa më parë në banesat e tyre, për të kaluar dimrin dhe festuar festat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit