4 vite pas tërmetit, asnjë zyrtar i dënuar për shkatërrimet e mëdha

4 vite pas tërmetit, asnjë zyrtar i…

Tërmeti i katër viteve më parë, vijon të jetë një plagë e hapur për shumë shqiptarë.

51 viktima u shënuan nga lëkundjet e forta, ndërsa shumë persona që ishin afër epiqendrës humbën shtëpitë  tyre.

Durrësi, ishte një nga qytetet më të prekura për dëmtimin e banesave, ku përveç epiqendra e lëkundjeve ishte afër, ishte edhe cilësia e dobët e pallateve.

Sipas dokumentave që disponon VOA nga proceset e hetimit dhe gjykimit, dhjetra zyrtarë dhe ish zyrtarë lokalë, janë nën akuzë për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe vrasje nga pakujdesia. Ndërkaq edhe programi i rindërtimit, është shoqëruar me kritika për procedurat e tenderimit.

Proceset hetimore të nisura pas tërmetit vdekjeprurës të nëntorit të vitit 2019, japin një pamje të paqartë të përgjegjësive ligjore për një pjesë të banesave të shkatërruara.

Zyrtari më i lartë që po përballet me drejtësinë është Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit. Ai u arrestua në qershor të këtij viti dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre lidhur me procedurat për ndërtimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti, dhe jo për gjithë masakrën që u shkaktua në Durrës për shkak të ndërtimeve të dobëta.

Bashkë me të në gjykatën e posaçme, prokuroria dërgoi për gjykim edhe ndërtuesin si dhe disa zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

Edhe sot, pas 4 vitesh, banorët janë rikthyer në pallatet e dëmtuara që më herët janë shpallur të pa banueshëm nga Instituti i Ndërtimit. Por të gjendur në mes të katër rrugëve, banorët kanë vendosur që më mirë të rrezikojnë jetën, sesa të rrinë jashtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit