4 vite pas tërmetit ende pa shtëpi, banorët e ish-komunales protestë te Bashkia Tiranë

4 vite pas tërmetit ende pa shtëpi,…

Një grup banorësh të ish-komunales në Tiranë kanë mbajtur një protestë këtë të hënë para ambienteve të Bashkisë Tiranë, pasi ky institucion i ka ndërprerë prej tre muajsh bonusin e qirasë.

Banorët thonë se jetonin në godinën e ish-komunales, por tërmeti i vitit 2019 e dëmtoi vendin ku strehoeshin. Pas verifikimeve ajo godinë u konsiderua e rrezikshme për të banuar, dhe qytetarëve iu kërkua të dilnin prej atje duke i sistemuar në banesa të përkohshme me qira, teksa iu premtuar se pas rindërtimit do të kishin shtëpitë e tyre.

Kur kanë kaluar më shumë se 4 vite ata tashmë janë jashtë pa një vendstrehim, dhe nuk përkrahen me bonus qiraje prej muajit nëntor të vitit 2023. Bonusi me vlerë 1 8000 përdorej për të paguar qiranë e banesave, por tashmë pas ndërprerjes së tij nga ana e Bashkisë, pronarët i kanë nxjerrë përjashta. Sipas banorëve, Bashkia Tiranë me një vendim të fundit i ka përjashtuar nga e drejta e marrjes së banesës.

Gjatë protestës banorët kërkuar një takim me kryebashkiakun Erjon Veliaj, por kjo kërkesë e tyre nuk u plotësua. Ata kërkuan zgjidhje të problemit të strehimit, duke paralajmëruar se do të intensifikojnë protestën me vendosjen e një çadre para derës së bashkisë.

Në protestë kishte fëmijë, gra dhe burra të cilët treguan se vuajnë dhe nga probleme shëndetësore, duke shtuar se në këto ditë të ftohta kanë mbetur jashtë në qiell të hapur. Një zonje i ra të fikët, dhe u transportua me autoambulancë në spital për të marrë ndihmën shëndetësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit