4-vjeçarja gjendet e vetme tek Liqeni Artificial, policia apelon qytetarët

4-vjeçarja gjendet e vetme tek Liqeni Artificial,…

Një  vajzë  4 vjeçare është  konstatuar mbrëmjen e kësaj të  mërkure e vetme në Liqenin Artificial.

Mësohet se e mitura quhet Merkel dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Sipas policisë , fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit