
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës, ku një vajzë e mitur, vetëm 4 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 dhe e mitura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
Deri më tani nuk ka detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të vajzës, ndërsa mbetet e paqartë në çfarë rrethanash ka ndodhur rrëzimi.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe.
E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.