40% e burrave dhe 58% e grave shqiptare, me probleme të shëndetit mendor

40% e burrave dhe 58% e grave…

Personat të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor në Shqipëri po vjen gjithmonë e në rritje.

Kushtet ekonomike dhe sociale, duket se janë ndër faktorët kryesorë të rritjes së këtyre rasteve.

Por më të prekur në popullatën shqiptare janë gratë, ku 58% e tyre vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, kundrejt 40% që janë burrat. Depresioni dhe ankthi kanë qenë shenjat më të shpeshta të personave të prekur.

Sipas raportit të BERZH, evidentohet shëndeti i fortë mendor është i lidhur me nivel më të lartë të optimizmit për jetën. Edhe në këtë tregues, popullsia e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë përmirësim që nga viti 2016.

Anketa e BERZH pyeti njerëzit se sa shpesh përjetojnë trishtim, depresion, ankth dhe apati.

Në Slloveni, shqetësimi mendor është pothuajse aq i rrallë sa në Gjermani, ndërsa në Algjeri, Jordani dhe Tunizi rreth 90 për qind e të anketuarve raportojnë se kanë ndjerë ndonjë formë shqetësimi mendor të paktën një herë në javë.

Anketa vuri në dukje se të rinjtë dhe të moshuarit kanë prevalenca më të larta të problemeve me shëndetin mendor, pasi 40% e tyre në rang global raportojnë çrregullime së paku një herë në javë.

Shqipëria renditet në mesin e vendeve me nivele më të larta të problemeve me shëndetin mendor, ndërsa kryeson në krahasim me vendet e rajonit, të cilat kanë një mesatare rreth 30% të popullsisë.
Prevalenca e sëmundjes mendore vlerësohet se arrin kulmin në mesin e të tridhjetave.

Pandemia e Covid-19 la dukshëm probleme të shëndetit mendor, ndërsa situate ekonomike në Shqipëri ka ndikuar në rritjen e shifrave. Përfshirë këtu, edhe mungesën që pjesa më e madhe e prindërve shqiptarë vuajnë vetminë dhe largimin e fëmijëve të tyre në emigracion.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit