40% e shqiptarëve nuk paguajnë dot këstet e kredive

40% e shqiptarëve nuk paguajnë dot këstet…

40% e familjeve shqiptare nuk arrijnë dot të paguajnë kredinë për shtëpi, duke krijuar vonesa deri në 90 ditë. Banka Qendrore e Austrisë, nëpërmjet anketimeve ka zbuluar se çdo familje që ka marrë një kredi për shtëpi ka hasur të paktën një herë problem në shlyerjen e kësteve për shkak të të ardhurave të ulëta.

Shqiptarët nuk arrijnë të paguajnë dot as këstet e kredive për shtëpi apo hasin vështirësi të mëdha në pagimin e këtyre kësteve. Studimi më i fundit i Bankës Qendrore të Austrisë, bazuar në anketime, tregoi se gjatë vitit pandemik 2020, familjet huamarrëse në Shqipëri kishin përqindjen më të lartë të moskorrektësisë në pagesën e kredive në banka. Gati 40% e familjeve huamarrëse në Shqipëri kishin pasur së paku një herë vështirësi për të shlyer këstin e huasë në 12 muajt e fundit. Gjithashtu vendi ynë kishte përqindjen më të lartë të familjeve që kishin vështirësi më shumë se një herë për të shlyer këstet gjatë një viti.

Sipas buletinit periodik të Bankës Qendrore të Austrisë, Shqipëria u rendit e para për numrin e lartë të familjeve huamarrëse që kishin krijuar vonesa deri në 90 ditë për shlyerjen e huave. Studimi tregoi se përqindja e lartë e vonesave në shlyerjen e kësteve, i ka penalizuar familjet të përfitojnë në masë nga moratoriumet e bankave gjatë pandemisë për shtyrje të pagesave të kësteve dhe interesave. Por me gjithë këtë ecuri, 19% e  huamarrësve në Shqipëri, që kishin një kredi për të shlyer, përdoren shtyrjen e pagesave të kësteve, ndërkohë që në 10 vende të Evropës Lindore dhe Qendrore përqindja e familjeve huamarrëse që përfituan nga shtyrja e kësteve të huave ishte më e lartë, në Serbi me 60% dhe Maqedoni me rreth 35%.

Syrti.net

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit