40 minatorë bllokohen për më shumë se 15 orë, shkak bëhet mungesa e energjisë

40 minatorë bllokohen për më shumë se…

Kanë mbetur të ngujuar në miniera për më shumë se 15 orë rreth 40 minatorë të Trepçës.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi ku u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti me energji elektrike. Ai ka thënë se ky bllokim është prej orës 3 të mëngjesit.

Për shkak të një defekti me energji elektrike, kanë mbetur të ngujuar për më shumë se 15 orë rreth 40 minatorë në kombinatin Trepça”, tha Jonuzi.

Sipas tij, pritet që këta minatorë të dalin shumë shpejtë nga këto hapësira.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit