40 orë pa asnjë shenjë jete nga Arjan Sala, ky është roja hero që shpëtoi punonjësit e magazinës

40 orë pa asnjë shenjë jete nga…

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga 33-vjeçari i mbetur brenda flakëve në magazinën e qendrës tregtare Casa Italia. Pavarësishtë se kanë kaluar më shumë se 40 orë, është tepër e vështirë që të hyet në brendësi të magazinës së përpirë nga flakët. Së fundmi Faxnews ka publikuar edhe foton e 33-vjeçarit Arjan Sala, i cili në përpjekje për të shpëtuar punonjësit dhe për të fikur zjarrin mbeti i bllokuar brenda.

Mësohet se zjarrfikësit kanë gjetur bombulat që mendohet se ka tentuar të fikë zjarrin Arjan Sala, por ende nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 33-vjeçarit. Zjarrfikësit kanë thyer soletën dhe kanë hapur vrima për nxjerrjen e tymit që ka pushtuar magazinën.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit