40-vjeçari nga Berati i jep fund jetës, kishte probleme të shëndetit mendor

40-vjeçari nga Berati i jep fund jetës,…

Një ngjarje e rëndë ka nodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, ku një 40-vjeçar ka vrarë veten.

Dyshohet se viktima i ka dhënë fund jetës. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Bëhet fjalë për qytetarin me inicialet F.K., i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e rendit dhe ato zjarrfikëse, që bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga një zonë e vështirë terreni.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit