40-vjeçari në Tiranë aplikon mënyrën e trishtë për t'u vetëvrarë

40-vjeçari në Tiranë aplikon mënyrën e trishtë…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një apartamenti me qira ditore.

Bëhet fjalë për shtetasin R. C., banues në Tiranë, i cili u gjet pa shenja jete në ambientet e një banese me qira ditore në zonën e Yzberishtit.

Rrethanat e ngjarjes janë konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve paraprake nga një zyrtar policor, dyshimet e para sugjerojnë se 40-vjeçari mund të jetë vetëvarur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit