Një 32-vjeçare ka mbetur e plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit në Durrës, pas një konflikti të ndodhur brenda banesës me bashkëshortin e saj.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 16/1, ku dyshohet se Xh. K., 40 vjeç, e ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, E. K., 32 vjeçe, pas një konflikti për motive të dobëta.
E plagosura u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm.
Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes. Policia e ka shpallur në kërkim dhe ka nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.