41% e makinave të regjistruara në 2024 ishin në Tiranë

41% e makinave të regjistruara në 2024…

Trafiku në rrugët e Tiranës është bërë gjithnjë e më i rënduar me kalimin e kohës, ndërsa gjetja e një vendi parkimi është kthyer në një sfidë të përditshme për qytetarët. Parkimi jo vetëm që është bërë më i vështirë, por edhe dukshëm më i kushtueshëm.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në fund të vitit 2024 në Tiranë ishin të regjistruara rreth 340 mijë automjete, që përbëjnë një të tretën e të gjithë automjeteve të regjistruara në vend. Krahasuar me popullsinë e Bashkisë Tiranë, e cila sipas Censit të INSTAT arrin në rreth 600 mijë banorë (dhe rreth 750 mijë në nivel prefekture), rezulton se ka pothuajse një automjet për çdo dy banorë ose rreth 500–550 automjete për çdo 1,000 banorë.

Vetëm gjatë vitit 2024, në Tiranë u regjistruan për herë të parë 41,100 automjete, që përbëjnë 41% të të gjitha regjistrimeve të reja në vend (99,400 gjithsej). Përveç automjeteve të regjistruara në qytet, kryeqyteti përballet edhe me një fluks të lartë makinash që vijnë nga rrethet, çka e rëndon më tej situatën e trafikut. Megjithëkëtë përkeqësim të dukshëm të qarkullimit rrugor, duket se nuk po merren masa të mjaftueshme nga autoritetet për të përmirësuar situatën. Një problem i theksuar lidhet edhe me korrupsionin në radhët e Policisë Rrugore. Së fundmi, Gjykata e Posaçme ka arrestuar shefin e Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka dhe shefi i aksidenteve Sokol Novaku, të cilët janë akuzuar se kanë marrë rryshfet lidhur me një aksident

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit