41-vjeçarja i jep fund jetës duke u vetëhelmuar

41-vjeçarja i jep fund jetës duke u…

Një 41-vjeçare nga Finiqi i ka dhënë fund jetës duke konsumuar lëndë helmuese.

Shtetësia A. G., mbrëmjen e djeshme (20/03/2024) ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Mbetet e paqartë arsyeja që ka shtyrë gruan drejt marrjes së këtij vendimi ekstrem. Rastet e vetëhelmimit janë të shumta në vendin tonë, dhe kryesisht lidhen me gjendje të rënduar psikologjike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja A. G., 41 vjeçe, banuese në Finiq, e cila dyshohet se është vetëhelmuar. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 41-vjeçarja ka humbur jetën”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit