427 vdekje në 24 orë/ Britania konfirmon 27 198 viktima nga virusi

427 vdekje në 24 orë/ Britania konfirmon…

Mbretëria e Bashkuar njoftoi sot 427 vdekje të tjera nga koronavirusi, duke rritur numrin zyrtar të fatalitetit të Britanisë në 27.180.

Shëndeti Publik në Angli konfirmoi 352 viktima të COVID-19 në spitale, raporton Dailymail.

Skocia njoftoi sot edhe 40 fatalitete, Irlanda Veriore 18 dhe Uellsi regjistroi 17 viktima.

Departamenti i Shëndetësisë nuk ka dërguar ende azhurnimin zyrtar ditor, i cili merr parasysh të gjitha vdekjet jashtë spitalit.

Ai vjen pasi kryeministri Boris Johnson mbrëmë konfirmoi se kombi po kalon kulmin e shpërthimit, duke lënë ditët më të errëta pas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit