Është vënë në pranga një 43-vjeçar në Gjirokastër. Shtetasi me iniciale S.Xh., banues po në Gjirokastër dhunonte gruan e tij. 43-vjeçari ushtronte dhunë fizike ndaj gruas në sy të vajzës së tyre të mitur 13-vjeçare. Gjatë shoqërimit në polici, i arrestuari ka përdorur forcën edhe ndaj efektivëve.
“Menjëherë u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. Xh., 43 vjeç, banues në Gjirokastër. 43-vjeçari dhunonte bashkëshorten në prezencë të vajzës së tyre 13 vjeçe dhe gjatë shoqërimit, kundërshtoi me forcë, punonjësit e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.