43-vjeçari plagos me thikë 61-vjeçarin në Vlorë

43-vjeçari plagos me thikë 61-vjeçarin në Vlorë

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e 7 shkurtit në Vlorë. Një 61-vjeçar është qëlluar me thikë nga një 43-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen “10 Korriku”. Dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta 43-vjeçari me inicialet G. Sh., ka plagosur me thikë në ambientet e një lokali 61-vjeçarin me inicialet P. Z..

Pas ngjarjes, autori është shoqëruar në komisariatin e Vlorës. I plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në polici është shoqëruar edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit