43-vjeçari vodhi 15 telefona para 5 ditësh, ende në arrati

43-vjeçari vodhi 15 telefona para 5 ditësh,…

Policia ka zbuluar identitetin e shtetasit që në datën 9 shkurt kreu një grabitje në një dyqan telefonësh në rrugn Myslym Shyri Tiranë.

Ai është Afrim Dulja i ditëlindjes 02.11.1980, banues në Tiranë. 43-vjeçari gjatë pasdites së datës 9 shkurt 2024 u fut nën kërcënimin e armës brnda ambieneve të dyqanit dhe prej aty mundi të marrë 15 telefona. Grabitësi ishte i veshur me një xhup ngjyrë të kuqe dhe në kokë mbante një kapuç. Kamerat e sigurisë kanë fokusuar momentin kur autori del nga dyqani, duke u larguar dhe humbur gjurmët nëpër rrugicat e lagjes.

Edhe pse kanë kaluar 5 ditë që nga grabitja, 43-vjeçari ende nuk është arrestuar nga Policia dhe vijon të jetë i lirë. Uniformat blu kanë kërkuar ndihmen e qytetarëve për gjetjen e vendndodhjes së tij, duke ofruar 5 000 euro shpërblim për cilindo që jep informacion të vlefshëm për të! Në dispozicion janë vendosur numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit