43-vjeçarja përplas me makinë këmbësoren, niset me urgjencë drejt Traumës

43-vjeçarja përplas me makinë këmbësoren, niset me…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku ka mbetur e plagosur një grua këmbësore.

Njoftimi i policise: 

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, mjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen K.U.,43 vjeçe, banuese në Mabë, Lezhë ka përplasur këmbësoren L.K., e cila po transportohet në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit