"45 mijë euro i do policia"/ Zbardhet skema e trafikimit të kanabisit, pjesë ishin edhe shoqëruesit e Tahirit

“45 mijë euro i do policia”/ Zbardhet…

Grupi i strukturuar kriminal që dyshohet se trafikoi 6 tonë hashash nga Shqipëria drejt Italisë, mund të përballet me 152 vite burg. SPAK ka kërkuar masën e arrestit për 15 të pandehurit me një mesatare 10 vite burg për secilin. Në dosjen e koduar “Shpirti”, u shkatërrua një strukurë kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike, ku në të përmendej edhe emri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy ish-truprojat e Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Për kryerjen e trafikut ndërkombëtar të drogës, SPAK tha se grupi kriminal paguante 25 mijë euro për skafistin për çdo rrugë, tre deri në pesë mijë euro paguhej ndihmës skafisti, ndërsa 60 deri në 65 mijë euro organizata bareze.

Në listë pagesë ishte edhe policia shqiptare, e cilta kishte për detyrë fikjen e radarëve gjurmues. Nga 35 mijë deri në 45 mijë euro ishte shuma e garantuar për nisjen e sigurt të skafit.

Ka dyshime se policia shqiptare paguhej edhe mafia bareze më tepër se çdo i implikuar tjetër. Implikimin e mëtejshëm të policisë e shpjegojnë dy skafistët Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini që thonë se policia kufitare e Durrësit sapo ata ktheheshin nga udhëtimi i hashashit në Itali nuk i procedonte për kalim të paligjshëm të kufirit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit