45 pasagjerë shqiptarë u shuan dhe 7 të tjerë u plagosën! Çfarë e shkaktoi tragjedinë në Bullgari?

45 pasagjerë shqiptarë u shuan dhe 7…

Pas ngjarjes tragjike në Bullgari ku humbën jetën 46 pasagjerë shqiptarë, policia ka ngritur dy pista hetimi. Sipas drejtorit të Shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borisllav Sarafov, shkak i ngjarjes që la pas 46 viktima dhe plagosi 7 të tjerë, mund të ketë qenë ose gabim i shoferit, ose parregullsi e papritur teknike e autobusit.

Sipas mediave bullgare, në mjet ndodheshin 52 persona, mes të cilëve dy drejtues mjeti me shtetësi të Maqedonisë Veriore dhe 50 pasagjerë me shtetësi shqiptare. Bëhet me dije se të plagosurit janë 2 femra dhe 5 meshkuj të cilët po marrin mjekim të specializuar në “Pirogov”. Ndërkohë sipas Nikolay Nikolov shkak i tragjedisë është bërë zjarri i cili përfshiu mjetin me 52 persona. Në vendngjarje kanë mbërritur kryeministri në detyrë Stefan Janev dhe ministri i Brendshëm Bojko Rashkov.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit